7 simptomat e infeksionit urinar që çdo grua duhet t’i dijë! NULL NULL 17.12.2019 23:04 17.12.2019 23:04 Shanset për të marrë ndonjë infeksion urinar janë të shumta. Sidomos gjatë verës, kur trupi juaj bie në kontakt me mjedise të papërshtatshme. Infeksioni urinar është më tepër i rrezikshëm për femrat. Më poshtë ju sjellim disa simptoma të infeksionit urinar që patjetër duhet t’i dini, për të shmangur më tej ndonjë sëmundje edhe më të rrezikshme. Djegie dhe dhimbje gjatë urinimit Kjo është një nga shenjat më të shpeshta të infeksionit urinar. Megjithatë nuk do të thotë se ju jeni prekur përfundimisht nga infeksioni. Djegia mund të ndodhë në çdo moment. Por kur ajo përsëritet vazhdimisht, këtu ndryshon shumë puna. Sugjeroheni të pini sa më shumë ujë, edhe infeksioni dhe djegia reduktohet. Emergjencë për të urinuar Ika, ika, ika! Nëse ju urinoi shumë, shumë shpesh, atëherë kjo është një shenjë e infeksionit urinar. Sigurisht, ju nuk mund ta mbani nëse ju vjen për ta bërë, sepse do të ishte më problematike. Bakteret dhe mikrobet që kanë hyrë në vaginën tuaj, irritojnë uretrën dhe bëjnë që ju të urinoni më shpesh. Edhe nëse urinoni ju nuk ndiheni të lehtësuar Megjithëse ju urinoni shpesh, ju përsëri nuk ndiheni të çliruar nga ajo. Keni vazhdimisht bezdisje dhe ndjenjën se ju shkohet në tualet. Urinoni gjak ose urinë të zbardhur, atëherë jeni në telashe Nëse ju vazhdimisht urinoni gjak ose urinë të zbardhur, ky është një problem i madh për ju. Ju sugjerojmë të bëni patjetër një vizitë te mjeku, për të trajtuar problemin tuaj. Urina juaj ka erë të keqe Nuk është problem nëse urina juaj nuk ka një ere si normalisht, pasi kjo mund të vija edhe si pasojë e ushqimeve që hani. Por nëse është erë shumë e rëndë, atëherë po që është një problem për ju. Nëse urina juaj ka erë super të keqe dhe shoqërohet me ngjyrë të kuqe, atëherë patjetër duhet të vizitoheni te mjeku. Lodhje ekstreme Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhura, të këputura dhe ju flihet shumë gjumë, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e keqe për ju, shkruan dritare.net. Sapo truri juaj kupton se diçka e keqe po ndodh me trupin, kalon në gjendje inflamimi ose lodhjeje. Ethe Nëse vazhdimisht keni temperaturë ose ethe, kjo është një shenjë e keqe. Ethet tregojnë se, infeksioni është bërë shumë serioz dhe po përhapet në veshka. Prandaj këshilloheni të bëni menjëherë vizitë te mjeku, ndryshe përballuni me pasojat e rënda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Tre fruta dhe perime që duhet t’i hani këtë verë për të qëndruar të hidratuar 38 minuta më parë