Për shkak të punimeve, një pjesë e Fushë Kosovës dhe Ferizajt nesër mbeten 12 orë pa rrymë NULL NULL 09.12.2019 11:23 09.12.2019 11:23 KEDS ka njoftuar se ka paraparë për nesër të bëhen punime intenzive si pjesë e investimeve që po bën në Fushë Kosovë dhe në Ferizaj dhe si pasojë e kësaj këto dy qytete do të mbeten pa rrymë 12 orë. Për shkak të kësaj, kjo kompani thekson se është e detyruar të bëjë shkyçen e daljes “Apollonia” të Fushë Kosovës dhe tri daljeve në Ferizaj, nesër nga ora 9:00 deri në ora 21:00. “Në këto dalje ka një numër të madh të konsumatorëve. Por, KEDS po e bën këtë për përfitime afatgjata të konsumatorëve dhe për shkak të specifikës së punimeve nuk ka ndonjë alternativë tjetër. Kompania i siguron konsumatorët që do të bëjë maksimunin që të kryhet sa më shpejtë”. “KEDS është duke investuar fuqishëm në rrjetin e tensionit të mesëm si në Fushë Kosovë, ashtu edhe në Ferizaj, duke përfshirë linjën 35 kilovat. Kjo, pasi ajo pjesë e Fushë Kosovës është zona me rritjen më të madhe në nivel vendi. Si rrjedhojë, vazhdimisht janë paraqitur mbingarkesa të cilat kanë pasur për pasojë ndërprerjet e dhunshme të energjisë elektrike”. “Deri tek këto mbingarkesa ka ardhur pasi kapacitetet transmetive të KOSTT-it, pra të Tensionit të Lartë janë të pamjaftueshme. Por, për shkak se kjo kompani nuk po investon, atëherë këtë është detyruar ta bëjë KEDS-i në mënyrë që të mos këtë ndërprerje të vazhdueshme apo pamundësi për furnizim me energji elektrike. Investimi është në përfundim e sipër dhe pritet të përfundohet sivjet”. Sipas KEDS-it, sa i përket Ferizajt, intervenimi është i domosdoshëm pasi gjendja e rrjetit të trashëguar në qytet ishte shumë e rëndë. Por, KEDS i siguron edhe ferizajasit se këto investime po bëhen për përfitimin direkt të mijëra konsumatorëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 7 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë