Australi, gruaja mbijetoi 12 ditë në një vend të harruar duke pirë ujë nga pellgu NULL NULL 02.12.2019 12:02 02.12.2019 12:02 Një grua ka shpëtuar pas 12 ditësh qëndrimi e bllokuar në një vend të largët e të harruar në Australi. Ajo mbijetoi duke ngrënë biskota dhe duke pirë ujë nga një pellg me ujë. Tamra McBeath-Riley ishte me dy persona të tjerë kur makina e tyre u bllokua në një shtrat lumi. Duke folur para gazetarëve jashtë një spitali në Alice Springs,McBeath-Riley tha që grupi kishte qëndruar në makinë për rreth tre ditë në përpjekje për ta çliruar atë. “Ne u përpoqëm shumë herë të dilnim, por thjesht nuk mund të dilnim, lumi ishte thjesht shumë i madh. Gjatë ditës ishte vërtet e nxehtë, kështu që ne qëndronim nën makinë. Natën flenim në makinë”. Ata përdorën të gjitha furnizimet e tyre me ujë, biskota dhe petë viçi që kishin në makinë. Në fund gjetën një pellg dhe e zienin ujin përpara se ta konsumonin. Grupi u nda për të marrë ndihmë. McBeath-Riley u gjet afër makinës së saj, por shokët e saj janë ende të humbur. Policia tha se ata do të “dehidrohen rëndë” pasi janë të humbur në këtë vend për 13 ditë.