Kosova mposht Italinë në hendboll NULL NULL 23.11.2019 10:38 23.11.2019 10:38 Me një paraqitje shumë të mirë Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka nisur turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë. Të shtunën paradite Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mposhtur Italinë me rezultat 31:26, njofton Klan Kosova. “Ishte një paraqitje impresive e Kombëtares sonë që ka dëshmuar se e ardhmja është edhe më e ndritur. Ndaj Italisë kemi udhëhequr nga fillimi e deri në fund. Epërsia shkoi deri në 6 gola”. “Leonora Demaj si kapitene e vërtetë ka shënuar plot 11 gola. Është shquar me paraqitje të nivelit të lartë edhe Mirela Gjikokaj që shënoi 8 gola. Motrat Marigona e Arlinda Hajdari kanë debutuar me shumë sukses dhe kanë dëshmuar që në start që do të ndihmojnë shumë ekipin tonë kombëtar”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës. klankosova.tv