John Cena dhuron 500 mijë dollarë për zjarrfikësit (VIDEO) NULL NULL 04.11.2019 15:30 04.11.2019 15:30 John Cena do të portretizojë një zjarrfikës në filmin e ri dhe dëshiron të ndihmojë disa nga reaguesit e parë zjarrëfikës të jetës reale. Të hënën, aktori njoftoi përmes një videoje për planin e tij për të dhuruar 500,000 dollarë për ata që luftojnë aktualisht zjarret e Kalifornisë. “Po kërkoj që sot në #FirstRespondersDay të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar ata që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbrojtur të gjithëve”. Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe ka pasur ndërprerje të energjisë në mes të zjarreve të shumëfishta, përfshirë këtu edhe zjarrin Kincade, Tick Fire dhe Getty Fire. I’m asking that today on #FirstRespondersDay we do everything we can to help those who risk their lives to protect us all. pic.twitter.com/aJOmO4hkCw — John Cena (@JohnCena) October 28, 2019