Vdes sopranoja e njohur (VIDEO) NULL NULL 01.10.2019 08:40 01.10.2019 08:40 Këngëtarja legjendare e operës Jessye Norman, ka ndërruar jetë. 74 vjeçarja, fituese e Grammy, vdiq të hënën në mëngjes në spitalin Mount Sinai St.Luke në New York, transmeton Klan Kosova. Jessye vuajti nga dështimi i shumë organeve si dhe nga një dëmtim i palcës kurrizore që nga viti 2015. “Ne jemi kaq krenarë për arritjet muzikore të Jessye dhe frymëzimin që ajo i dha audiencës në të gjithë botën që do të vazhdojë të jetë një burim gëzimi. Ne jemi po aq krenarë për përpjekjet e saj humanitare që adresojnë çështje të tilla si uria, pastrehia, zhvillimi i të rinjve, dhe arsimi i artit dhe kulturës”, tha familja e saj në një deklaratë për AP. Zëri i famshëm i sopranos Jessye fitoi katër çmimet e saj Grammy.