Dragashi po bëhet me palestër 1.6 milion euro NULL NULL 20.09.2019 21:46 20.09.2019 21:46 Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me kryetarin e Dragashit, Shaban Shabani, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e palestrës sportive që ka një kosto 1.6 milion euro. Gashi tha se ka qenë një zotim për qytetarët dhe sportistët e Dragashit që t’i bëjmë me infrastrukturë moderne dhe u shpreh i lumtur që po jetësohet një projekt kapital. Postimi i plotë: I uroj banorët e Dragashit me rastin e vënies së gur themelit të Palestrës Sportive, projekt të cilin si Ministri e mbështesim me 1.6 milion euro. Palestra sportive moderne do të jetë në shërbim të klubeve dhe sportistëve të Dragashit. Si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndihem krenar me rezultatet e sportistëve tanë. Këtë krenari gjithashtu e kuptoj si përgjegjësi dhe detyrim për të investuar në infrastrukturë, në krijimin e kushteve për sportistët tanë, për të rinjtë tanë, që po na bëjnë krenar në garat anë e mban botës. Urime Dragash! KG