100 ditë protesta në Hong Kong (VIDEO) NULL NULL 17.09.2019 17:24 17.09.2019 17:24 Hong Kongu është kapluar nga protesta të mëdha dhe herë pas here të dhunshme që kur u propozua një projektligj për ekstradim i cili do të kishte bërë të mundur që njerëzit në Hong Kong të ekstradohen në territorin e Kinës. Trazirat kanë parë miliona njerëz të bëjnë presion ndaj qeverisë për të tërhequr projektligjin dhe të cilët kanë bërë thirrje për demokraci të plotë. Protestat e mëdha filluan në qershor, ku organizatorët thanë se rreth një milion njerëz ishin pjesëmarrës. Këto protesta u përshkallëzuan ku me raste policia përdori gaz lotsjellës dhe autobote për shpërndarjen e protestuesve. Në videon më poshtë mund të shihni 100 ditë protesta në 100 sekonda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kush po e shkelë Kushtetutën, VV apo ish-opozita? – Kadri Kryeziu sot në “DPT te Fidani” 5 minuta më parë
Kosova Lajmëroni policinë nëse njihni personat në fotografi, po kërkohen për sulm dhe asgjësim të pasurisë 6 minuta më parë