Gjysmëfinalja e botërorit në basketboll : “Furia e kuqe” eliminon “kangurët” (VIDEO) NULL NULL 14.09.2019 11:14 14.09.2019 11:14 Spanja ka fituar kundër Australisë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Basketbollit, që po zhvillohet këtë edicion në Kinë. Ballafaqimi në mes të dy kombëtareve ishte i ngushtë gjatë gjithë kohës, ndërsa triumfuesi u përcaktua tek në çerekun e dytë shtesë. Koha e rregullt përfundoi baraz 71, ndërsa shtesa e çerekut të parë baraz 80. Megjithatë, spanjollët të udhëhequr nga Marc Gasol që realizoi 33 pikë, në çerekun e dytë shtesë mposhtën australianët me rezultatin 95-78. Kështu, Spanja do të ndeshet në finale të këtij Botërori me Argjentinën, që arriti fitore më të lehtë, 80- 66, ndaj Francës të premten. Lider i amerikano-latinëve ishte veterani, Luis Scola, që shënoi 28 pikë dhe njëkohësisht kontribuoi edhe me 13 kërcime dhe 2 asiste. Finalja në mes Spanjës dhe Argjentinës do të zhvillohet të dielën nga ora 14:00, ndërsa 4 orë më herët, Australia dhe Franca ndeshen për medaljen e bronztë të garës.