Nëna e binjakeve zbulon diçka të lezetshme nga monitori (Video) NULL NULL 26.08.2015 15:50 26.08.2015 15:50 Këto dy vajza të vogla binjake e dinë me saktësi se çfarë duhet të bëjnë kur mendojnë se nëna e tyre është duke ardhur – ato aktrojnë sikur janë në gjumë. Vogëlushet e lezetshme shihen duke lozur së bashku nga shtretërit e tyre në kohën kur duhej të ishin në gjumë. Nëna e tyre Judy e ka postuar videon në internet, e bërë nga monitori i bebeve. Ky mjet teknologjik i mundëson që zëri i saj të transmetohet në dhomën e vajzave dhe ato mendojnë se ajo është duke shkuar në dhomën e tyre. E gjitha çfarë Judy thotë është: “Hi Babies” dhe vajzat shtrihen me shpejtësi ne dyshek dhe bëjnë sikur janë duke fjetur. Ky klip qesharak ka tërhequr më shumë se dhjetë milionë shikime në internet dhe shumë komente nga nënat anembanë botës, pasi i duket çudi se si mund të bëjnë diçka të tillë, kur i kanë vetëm një vit e ca muaj. https://www.youtube.com/watch?v=QH8K_6EphgM