Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjosa Osmani: Thërrasim Vetëvendosjen të na bashkohet, mos ta luftojmë njëri-tjetrin

NULL NULL
30.08.2019 17:40

E nominuara e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani në këto momente ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që t’iu bashkohen në koalicion.

“Ne si LDK kemi vlerësuar edhe një herë gjithë punën dhe angazhimin në mirëbesim që kemi bërë me LVV dhe duam sërish që t’i bëjmë ofertë për bashkëpunim të sinqertë, në mirëbesim dhe jo në garë”, ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova.

“Ajo që është propozuar nga LLV e shpie garën në mes nesh kurse ne jemi në garë me PAN. I ftojmë ta rimendojnë ofertën tonë. Raportet tona duhet patjetër të ndërtohen duke i besuar njëri-tjetrin dhe jo duke luftuar njëri-tjetrin. Kemi tejkaluar ndryshimet programore, ideologjike edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me pozicione qoftë në listë qoftë në ministri. Ta ndryshojnë qasjen nga gara në mes nesh në mirëbesim mes nesh. Ta pranojnë ofertën që me 6 tetor të dalim fitues”.

“Ne shpresojmë që LVV ta rimendojë qasjen e vet dhe ta pranojë ofertën tonë me listë përbashkët me kandidate të LDK-së. Qytetarët duhet ta dinë çfarë po votojnë dhe jo të shkohet me listë pa krye. Çdo qasje tjetër e shndërron garën në garë të brendshme. Nuk duhet të krijohet garë mes aktivistëve tanë. Në një situatë të tillë jemi të gatshëm të tejkalojmë dallimet”.

Pas deklarimit para mediave nga Osmani, LDK vazhdon ta mbajë mbledhjen e thirrur pas letrës së Albin Kurtit dërguar drejt Isa Mustafës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.