Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident me fatalitet në afërsi të Novosellës (FOTO)

NULL NULL
24.08.2019 16:37

Sot rreth orës 15:45 një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë (magjistralja Gjilan-Ferizaj), ku si pasojë një grua 38-vjeçare ka humbur jetën.

Klan Kosova ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehet se një veturë ka përfunduar e përmbysur.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot rreth orës 15:45 e kemi pranuar informatën për një vet-aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë. Dyshohet se vozitësja femër shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.