A është në lidhje të dashurisë Ariana Grande? NULL NULL 03.08.2019 10:28 03.08.2019 10:28 Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, të enjten ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri “Boyfriend” me Social House. Sipas People, fansat e këngëtares thojnë se ajo mundet të jetë në lidhje të dashurisë me anëtarin e Social House, Mikey Foster. Këto supozime erdhën nga komentet e artistëve që kanë në rrjete sociale ndaj njëri-tjetrit, transmeton Klan Kosova. People ka kontaktuar me të dy artistët por ata nuk dhanë përgjigje nëse janë në lidhje të dashurisë. Ndërsa një burim i afërt i artistëve tha se ata të dy kanë një romancë në mes vete.