Kylie Minogue është ngritur sërish në maje (VIDEO) NULL NULL 05.07.2019 21:28 05.07.2019 21:28 Këngëtarja e “Can’t Get You Out of My Head” debutoi në vendin e parë të toplistës zyrtare në Britani të Madhe me “koleksionin” e hiteve të saj Step Back in Time: The Definitive Collection. Ky është albumi i shtatë i saj që radhitet i pari në top listë të Britanisë, i cili vjen pas atij të titulluar Golden të vitit 2018. Përndryshe, Madonna është artistja e vetme femër që ka numër më të madh rekordesh numër 1 në këtë shtet. Për ta befasuar këngëtaren me lajmin, ekipi i saj formoi një “tunel” në prapaskenë të koncertit dhe e drejtoi atë për tek çmimi. Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme: