Ndalohet në trafik, policia vëren kokainë në hundën e tij NULL NULL 11.06.2019 07:44 11.06.2019 07:44 Një person në Florida është arrestuar pasi në hundën e tij është zbuluar kokaincë, gjatë një ndalese në trafik, transmeton Klan Kosova. Të hënën, policia raportoi se kishin kryer një ndalesë të një 20 vjeçari me makinë. Njëri nga policët menjëherë vuri re se Fabricio Tueros Jimenez kishte pluhur të bardhë në hundë, duke e identifikuar si kokainë. Hunda e Jimenez u testua dhe u dhanë rezultate pozitive për përmbajtje të kokainës. Policia poashtu gjeti një çantë brenda të cilës kishte 250 gramë marihuanë dhe 13 tableta Xanax. Megjithatë, Jimenez iu tha policëve se kokaina në hundë nuk ishte e tij, sidoqoftë ai u arrestua.