Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi takon diplomatin amerikan Philip Reeker

NULL NULL
07.06.2019 13:21

 Presidenti Hashim Thaçi, në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec në Bratislavë, takoi  diplomatin amerikan Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi dhe Reeker diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse”, u shpreh Thaçi.

Nga ana tjetër, Philip Reeker, u pajtua për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Numri një i Kosovës ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garancë për Kosovën.

“Angazhimi amerikan është besim dhe garancë për Kosovën në procesin e dialogut”, ka thënë presidenti Thaçi./klankosova.tv/.

 

lajme të ngjashme