Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët socializohen përmes artit dhe sportit

NULL NULL
07.06.2019 11:15

Në fushën e Futbollit “Xhevat Jusufi” në Mitrovicë po mbahet aktiviteti me moton “gjithëpërfshirja përmes sportit artit dhe muzikës” i organizuar nga Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” në Mitrovicë.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë fëmijë nga Qendrat Burimore të Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit dhe të Pejës ndërsa këtu përfshihen lojëra të ndryshme sportive nga fëmijët e këtyre qendrave, vizatime të ndryshme, valle e këndim, njofton Klan Kosova.

Qëllimi i këtij organizimi sipas udhëheqësve është socializmi dhe promovimi i aktiviteteve gjithëpërfshirëse të fëmijëve, ndërsa veç fëmijëve të Qendrave Burimore në këtë aktivitet kishte nxënës edhe të shkollave të rregullta.

klankosova.tv

lajme të ngjashme