Gashi takohet me ambasadorin gjerman Heldt, biseduan për aktivitetet e të rinjve NULL NULL 05.06.2019 12:15 05.06.2019 12:15 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Këtë e bënë të ditur Gashi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, njofton Klan Kosova. Gashi tha se ata biseduan për temat që kanë të bëjnë me aktivitetet e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht me procesin e RYCO-së në rajon. “ E falënderova ambasadorin për përkrahjen e Gjermanisë në fushën e rinisë, me theks të veçantë për rolin e Berlinit në mbështetje të implementimit të projekteve dhe programeve që RYCO-o do të zhvillojë gjatë vitit 2019 derisa Kosova është duke kryesuar këtë mekanizëm rajonal rinor, pra RYCO-n”, ka shkruar Gashi në Instagram. View this post on Instagram Prita në takim Ambasadorin e Republikës së Gjermanisë🇩🇪 Christian Heldt, me të cilin bisedova për tema që kanë të bëjnë me aktivitetet e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht me procesin e RYCO-së në rajon. E falënderova ambasadorin për përkrahjen e Gjermanisë në fushën e rinisë, me theks të veçantë për rolin e Berlinit në mbështetje të implementimit të projekteve dhe programeve që RYCO-o do të zhvillojë gjatë vitit 2019 derisa Kosova🇽🇰 është duke kryesuar këtë mekanizëm rajonal rinor, pra RYCO-n. KG A post shared by Kujtim Gashi (@kujtimgashiofficial) on Jun 5, 2019 at 3:06am PDT