Chris Hemsworth merr pushim nga aktrimi (VIDEO) NULL NULL 04.06.2019 17:55 04.06.2019 17:55 Chris Hemsworth ka deklaruar se do të marr pushim nga “qendra e vëmendjes” për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. “Këtë vit me gjasë nuk do të xhiroj asgjë. Tani vetëm dua të jem në shtëpi me fëmijët e mi”, tha aktori 35-vjeçar në nju intervistë gjatë promovimit të filmit të tij të ri Men in Black: International. “Ata janë në një moshë shumë të rëndësishme. Janë ende të rinj dhe janë të vetëdijshëm kur unë largohem më shumë se më parë”, shtoi ai. Chris dhe gruaja e tij Elsa Pataky kanë tre fëmijë së bashku, shtatëvjeçaren India Rose dhe dy djemtë binjakë pesëvjeçarë, Sasha d he Tristan.