A ju flihet pasdite? Shkenca e shpjegon pse NULL NULL 03.06.2019 19:30 03.06.2019 19:30 Njerëzit ndahen në dy kategori: Ata që duan të marrin një sy gjumë pasdite dhe ata që e shmangin atë. Por e ka një shpjegim shkencor se pse disa duan të pushojnë gjatë kohës së drekës dhe disa të tjerë nuk e bëjnë. Hulumtuesit që janë përfshirë në studim shprehen se rezultatet e arritura janë të dobishme në lidhje me zakonet e gjumit që njerëz të ndryshëm kanë. Hulumtimi u bazua në studimin e një proteine të quajtur SIK3, me qëllim që të zbulohen efektet në lidhje me gjumin e minjve. Përveç studimit të sasisë së orëve të gjumit hulumtuesit shqyrtuan gjithashtu trurin e kafshëve gjatë gjumit dhe nivelin e alarmit kur ishin të zgjuar. Rezultati është se minjtë kishin nevojë për më shumë orë gjumë dhe kjo u pasqyrua në aktivitetin e tyre të trurit. Autori kryesor i hulumtimit, profesor Takoto Honda, ka shpjeguar se karakteristikat e këtij amino acidi brenda proteinës SIK3 janë të ngjashme në të gjithë botën e kafshëve, që do të thotë se rezultatet janë gjithashtu të zbatueshme edhe për njerëzit. Arsyeja pse disa njerëz kanë nevojë për më shumë gjumë mund të jenë të lidhura drejtpërdrejt me mutacionin e proteinës. Sidoqoftë, studiuesit shprehen se duke bërë studim për minj dhe jo për njerëz, jo çdo gjë është e sigurt.