Witherspoon jep detaje për “Legally Blonde 3” NULL NULL 30.05.2019 08:52 30.05.2019 08:52 Reese Witherspoon po angazhohet në Legaly Blonde 3! Aktorja e Big Little Lies ka folur rreth vazhdimit të shumëpritur të këtij projekti filmik. “Ajo është një karakter shumë i dashur. Ju thjesht doni që ajo të shkojë në rrugëtimin e heroit sikur në filmin e parë dhe po kënaqem shumë duke punuar në të”, tha ajo për karakterin e saj, Elle Woods. “Ne e kemi skriptën, por ende nuk kemi xhiruar asgjë”, vazhdoi ajo. Legally Blonde u publikua më 2001, ndërkaq Legally Blonde 2:Red, White & Blonde u publikua më 2003. Tani pritet që Legally Blonde 3 të publikohet më 14 shkurt të vitit 2020.