LAJMI I FUNDIT: KGJK-ja kërcënohet përmes një telefonate, flet kryesuesi NULL NULL 24.05.2019 11:41 24.05.2019 11:41 Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot e ka pranuar një kërcënim përmes një telefonate anonime. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj. “Derisa ishim në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sigurimi na njoftoi se paska marrë një telefonatë në recepsion të Këshillit”. Çocaj ka treguar se çfarë thoshte kjo telefonatë kërcënuese. “Në telefonatë, me aq sa i kam marrë informatat e para, është thënë ‘kena me ju shfaros juve dhe Gjykatën Speciale’. Nuk e dimë se në çka kanë aluduar”. Ai ka thënë po ashtu se pas njoftimit për këtë telefonatë nga ana e sigurimit, mbledhja e KGJK-së është ndërprerë menjëherë dhe i gjithë stafi është evakuar. Momentalisht rruga “Luan Haradinaj” është e bllokuar për qarkullim dhe njësitet e policisë janë në vend të ngjarjes. Policia e ka konfirmuar se dyshohet për mjete shpërthyese në dy objekte në këtë rrugë.