Daniel Craig lëndohet gjatë xhirimeve, do t’i nënshtrohet operacionit NULL NULL 23.05.2019 09:30 23.05.2019 09:30 Aktori i njohur, Daniel Craig, shumë shpejtë do t’i nënshtrohet një operacioni në kyçin e këmbës. Kjo pasi ai është plagosur duke xhiruar skenat e filmit James Bond, transmeton Klan Kosova. Këtë lajm e bëri të ditur me anë të postimi në Twitter faqja zyrtare e filmit James Bond. “Craig do të ketë një operacion të vogël në kyçin e këmbës, ai e ka dëmtuar këtë gjatë xhirimeve të filmit në Xhamajka”. “Filmi do të vazhdojë xhirimet teksa Craig të kthehet pas dy jave”, shkruhet në këtë postim të faqes së filmit.