Ish-burri i Khloe Kardashian tregon se ka pasur marrëdhënie intime me më shumë se 2000 femra NULL NULL 16.05.2019 09:30 16.05.2019 09:30 I shumë përfoluri Lamar Odom, ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian, ka treguar se është i varur nga seksi. “Unë kam qenë i obsesionuar pas seksit për aq kohë sa unë mund të kujtoj,” Lamar Odom shkruan në librin e tij, “Darkness to Light”, transmeton Klan Kosova. Për herë të parë Odom ka folur hapur edhe rreth varësisë nga droga që gati i kushtoi atij me jetë. 39-vjeçari zbulon se ka pasur marrëdhënie seksuale me më shumë se 2000 gra. “Kishte shumë stripere për t’u numëruar, kjo nuk ishte një punë e madhe, por shpesh i paguaja”, ka thënë ai. Odom e pranon se e ka tradhtuar edhe Khloe gjatë martesës me të. “Unë doja ta fshehja. Por ky mëkat i madh ishte i vështirë për mua për t’u fshehur kisha një problem”. Kujtojmë se Khloe dhe Lamar u ndanë pas katër vitesh martesë, në vitin 2013.