Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ligjvënësit në Alabama shumë pranë ndalimit total të abortit

NULL NULL
15.05.2019 09:33

Ligjvënësit në Alabama kanë miratuar një projektligj për të nxjerrë jashtë ligjit në mënyrë të drejtpërdrejtë abortin.

Ky pritet të jetë ligji më i rreptë në SHBA, njofton Klan Kosova.

Senati i shtetit miratoi ligjin me 25 vota pro, duke hedhur poshtë përjashtimet për rastet e përdhunimit apo incestit.

Ky projektligj tani do të shkojë te guvernatorja republikane Kay Ivey, ndonëse ajo nuk ka thënë nëse do ta nënshkruajë atë, por ajo shihet si një kundërshtare e fortë e abortit.

Aktivistët shpresojnë se do të sfidojë një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që legalizoi abortin në SHBA, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme