Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërhyrjet për zmadhimin e penisit, joefektive dhe të rrezikshme

NULL NULL
13.05.2019 11:54

Procedurat për zmadhimin e penisit, nuk funksinojnë, janë joefektive dhe të rrezikshme, zbulon hulumtimi i bërë së fundi.

Veç kësaj, ky lloj i ndërhyrjes, po i lë shumë burra fizikisht dhe psikologjikisht të dëmtuar, thonë ekspertët, njofton Klan Kosova.

Ekziston dëshmi “e pakët” se vargu i procedurave që i nënshtrohen meshkujve në një përpjekje për të zgjeruar penisin e tyre në fakt e prodhojnë këtë rezultat, sipas një rishikimi nga ekspertët britanikë.

Trajtimet mbartin një rrezik të lartë të ndërlikimeve, duke përfshirë mpirje të përhershme, dhe shumica e njerëzve që i nënshtrohen kësaj ndërhyrje, janë të pakënaqur me rezultatet më pas.

“[Shqyrtimi] gjeti se rezultatet e përgjithshme të trajtimit ishin të dobëta, me norma të ulëta të kënaqshmërisë dhe rrezik të madh të komplikimeve të mëdha’’.

Gjetjet janë përshkruar në një artikull të ri në revistën e Shqyrtimeve të Mjekësisë Seksuale të një analize të Gordon Muir, një urolog në spitalin e King’s College në Londër dhe studiues në Institutin e Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neurosciencës në King’s College London.

“Këto procedura kurrë nuk duhet të bëhen – Kurrë!”, thotë Muir.

Hulumtuesit shqyrtuan 17 studime të mëparshme të cilat vlerësuan 21 lloje të ndryshme të procedurave, si kirurgjikale dhe jo kirurgjike, të kryera në 1,192 burra, në Britani dhe jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme