Mos e gjuani lëkurën e shegës, ajo është shumë e dobishme NULL NULL 08.05.2019 22:30 08.05.2019 22:30 Shega konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm për njeriun, sepse ky frut mund të parandalojë shumë sëmundje. Vetëm se shumica e atyre që e konsumojnë bëjnë një gabim, pasi ata zgjedhin vetëm kokrrat e shegës ndërsa lëkurën e hedhin në plehra. Por ju nuk duhet ta bëni këtë, sepse lëkura e shegës është e dobishme për kollën, transmeton Klan Kosova. E një nga vlerat tjera që ka lëkura e këtij fruti është vitamina C e cila i duhet çdo njeriu ta ketë çdo ditë. Kjo pasi vitamina C përmirëson sistemin imunitar, parandalon komplikimet gjatë lindjes, largon rrudhat dhe mbron sytë. Përveç këtyre dobive, ju mund të bëni edhe çaj nga lëkura e këtij fruti. Krejt çka duhet të bëni është t’i pastroni copat e lëkurës, pastaj t’i vendosni në një gotë qelqi, ta zieni dhe ta mbuloni gotën me kapak duke e lënë të qëndrojë për 20 minuta. Vetëm se mos e kulloni çajin, pijeni direkt nga gota sepse është më i shëndetshëm. Nëse dëshironi mund t’i hidhni pak sheqer për ta ëmbëlsuar.