Blake Lively shtatzënë për herë të tretë NULL NULL 06.05.2019 14:00 06.05.2019 14:00 Familja e Reynoldsve pritet të rritet. Blake Lively e ka zbuluar se është shtatzënë me fëmiun e saj të tretë kur është parë në qytetin e New Yorkut në premierën e filmit “Pokemon: Detective Pikachu”. Aktorja kishte veshur një fustan me ngjyrë të verdhë që vinte dukshëm në pah barkun e saj të fryrë, transmeton Klan Kosova. 31 vjeçarja Lively ka pozuar përkrah bashkëshortit të saj, yllit të këtij filmi, Ryan Reynolds. Çfti – që janë martuar në vitin 2012 – janë prindër të dy vajzave James (4) dhe Inez (2). 42 vjeçari Reynolds dhe Lively e kanë ndërtuar një jetë, larg Hollywoodit, në shtëpinë e tyre në Bedford të New Yorkut. Aty, gjithë fokusi është familja. Aktori së fundmi në një intervistë për revistën “People” ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij nuk xhirojnë për filmat e tyre në të njëjtën kohë. “Blake dhe unë nuk xhirojmë dhe punojmë për një film në të njëjtën kohë. Nëse ajo është duke xhiruar për një film në Tajlandë dhe unë jam duke xhiruar për filmin tim në Vancouver, ne nuk do ta shihnim njëri-tjetrin asnjëherë. Ne punojmë si një ekip dhe kjo në fakt është diçka që funksionon për ne”. “Fëmijët rrinë me ne dhe familja qëndron së bashku – kjo është shtëpia. Nëse ne jemi në Spanjë, Utah ose Neë York, derisa jemi të gjitha bashkë, ne jemi në shtëpi”, ka thënë Reynolds në këtë intervistë.