Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot mbahet gara “Drag Race 2019”

NULL NULL
28.04.2019 08:41

Sot duke filluar nga ora 10:30 pritet të mbahet gara e shumëpritur e veturave “Drag Race 2019”.

Kjo garë do të zhvillohet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, njofton Klan Kosova.

Gjatë ditës së djeshme është kryer regjistrimi i veturave i cili ishte parakusht për të marrë pjesë në garën e sotme.

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, ka paralajmëruar se sot do të bëhen kualifikimet dhe secila veturë që ia del të arrijë finishin për 16 sekonda, do ta fitojë të drejtën që të garojë.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Fillon aktiviteti sportiv “Drag Race 2019” (FOTO)

klankosova.tv

lajme të ngjashme