ADN-ja zbulon origjinën e ndërtuesve të Stonehenge NULL NULL 18.04.2019 13:40 18.04.2019 13:40 Stonehenge është një monument parahistorik i ndërtuar në Wiltshire të Anglisë i cili vazhdon ta mahnisë botën. Ndërkaq një studim i publikuar në Revistën Evolucion dhe Ekologji e Natyrës, thuhet që paraardhësit e atyre që e kanë ndërtuar Stounhenge kanë udhëtuar drejt perëndimit përgjatë Mesdheut para se të arrinin në Britani diku 4 mijë vjet para Lindjes së Krishtit. Testet e ADN-së kanë zbuluar që Britanikët e Kohës së Gurit kur edhe është ndërtuar Stonehenge janë me prejardhje kryesisht nga grupet që kanë ardhur përmes rrugës mesdhetare. Disa grupe britanike kishin një sasi të vogël të prejardhjes nga grupet që kishin ndjekur rrugën e Danubit. Hulumtuesit e kane analizuar ADN-ne e fermerëve të hershëm britanikë ku kane gjetur që ata iu ngjanin njerëzve neolitikë nga Iberia, Spanja dhe Portugalia e sotme, të cilët kishin prejardhje nga njerëzit që kishin udhëtaur përgjatë Mesdheut. Ata kanë mundur të hyjnë në Britani nga perëndimi ,përmes Uellsit ose Anglisë jugperëndimore. Përpos bujqësisë dhe kultivimit, migruesit e Kohës së Gurit duket se gjithashtu kishin sjellë traditën e ndërtimit të monumenteve nga gurët e mëdhenj që njihen si megalite e një prej tyre është edhe Stonehenge. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 6 days
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 7 days