Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marc Anthony i lumtur për fejesën e Jennifer Lopezit

NULL NULL
16.04.2019 21:00

Marc Anthony u shpreh i eksituar për ish-gruan e tij, Jennifer Lopez, pas fejesës së saj me Alex Rodriguez.

Anthony mori pjesë në Institutin Hasty Pudding të hënën dhe u pyet nëse ai është i lumtur për ish-gruan e tij dhe bejsbollistit, njofton Klan Kosova.

“Po, natyrisht që jam”, tha ai për Us Weekly.

Anthony, 50 vjeçar, ishte i martuar me Lopezin nga viti 2004 deri në 2011, bdëra divorci i tyre u finalizua në vitin 2014.

Ata të dy kanë dy binjakë – Max dhe Emmie – nga kjo martesë.

Anthony u martua me modelen Shannon de Lima në vitin 2014, por edhe kjo lidhje e tyre përfundoi në vitin 2017.

Anthony dhe Lopez kanë mbetur miq dhe prindër të përbashkët të binjakëve të tyre.

Ata kohët e fundit morën pjesë në një recital të vajzës së tyre në qershor të vitit të kaluar.

lajme të ngjashme