Gjërat që duhet të dini për vitaminat NULL NULL 16.04.2019 14:20 16.04.2019 14:20 Vitaminat janë substanca organike të cilat janë të përhapura te bimët, shtazët dhe mikroorganizmat ndërsa njeriu i merr nëpërmjet ushqimit dhe kanë rëndësi sepse ruajnë dhe mirëmbajnë metabolizmin e organizmit. Vitaminat janë disa përbërës natyral prezent në pothuaj të gjitha ushqimet. Ndonëse në sasi të vogla ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit përfshi rigjenerimin e indeve dhe në mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut. Secili e di që trupit të njeriut i duhen vitaminat për të qenë i shëndetshëm. Këto janë gjërat që duhet të dini rreth vitaminave. Vitamina A Ndihmon: Lëkurë të re, flokë të bukur, thonj të shëndetshëm, shikim të mirë dhe eshtra të fortë. Gjendet: karrotë, djathë të fortë, qumshtë, ve, peshk, spinaq dhe mushkri. Dëmtohet: Temperatura e lartë Vitamina B1 Ndihmon: tru efikas, tretje të mirë, muskuj të shëndosh, zemër të shëndosh dhe gjumë kualitativ. Gjendet: Tërshërë, arra, lajthi, fëstëk, mish derri, fasule, bizele, grurë. Dëmtohet: përgatitja e gjatë, shtimi i kripës gjatë gatimit dhe pirja e kafes gjatë ushqimit. Vitamina B2 Ndihmon: regjenerimin e qelizave, pamje të kthjellët dhe muskuj të shëndetshëm. Gjendet:Qumësht, vezë, këpurdha, mish, bajame, grurë, djathë dhe maje buke. Dëmtohet: ekspozimi i gjatë në diell Vitamina B5 Ndihmon: memorie të mirë, disponim pozitiv, shërim të shpejt pas sëmundjeve, enë të shëndosha të gjakut dhe zemër të shëndosh. Gjendet: Në të gjitha lloje e mishit, pulë, në të verdhën e vesë, brokolli, produkte të qumështit, fasule, oriz, tërshërë. Dëmtohet: Ngrirja e përsëritur. Vitamina B6 Ndihmon: sistem të fortë nervor dhe qarkullim të mirë të gjakut. Gjendet: Drithëra, sallatë të gjelbër, lakër, banane, mish, salmon, arra. Dëmtohet: Nga ekspozimi i gjatë në dritë Vitamina B12 Ndihmon: peshë normale, imunitet të mirë, kujtesë të mirë dhe traktin e tretjes. Gjendet: spinaq, soja, peshk, qumësht, në të kuqen e vezës, në të gjitha lloje e mishit, djathi. Vitamina C Ndihmon: Lëkurë të butë, imunitet të lartë, disponim pozitiv, flokë dhe thonj të shëndosh. Gjendet: kopër, limon, lulelakër, kivi, asparagu, fruta të kuqe, fasule, bizele, rrepë. Dëmtohet: Gatimi apo zierja Vitamina D Ndihmon: Eshtra të shëndetshëm, koagulim i mirë i gjakut, imunitet ndaj ftohjeve, eliminim i toksikeve, disponim pozitiv, enë të shëndosha të gjakut dhe zemër të fortë. Gjendet: Djathë, në të verdhën e vezës, peshk, fruta deti, patate, vajra të perimeve dhe fasule. Dëmtohet: Në disa forma të gatimit. Vitamina E Ndihmon: Sistem të mirë riprodhues, disponim pozitiv, mbrojtje nga ambienti jo i mirë i jashtëm. Gjendet: Mish, vaj të lulediellit, misër, fara të kungullit,vajë të ullirit, arra, produkte të qumështit etj. Dëmtohet: nga ruajtja e gjatë dhe mos konsumimi me kohë. Vitamina K Ndihmon: Shërim të shpejt të plagëve, qarkullim normal të gjakut. Gjendet: Spinaq, lulelakër, lakër, karrotë, domate, dredhëza, qaj të gjelbër, majdanozi dhe në gjethet e hithit. Dëmtohet: Qëndrimi i gjatë në dritë dhe gatimi i tejzgjatur.