Si ndodhi bashkëpunimi mes BTS dhe Halsey? – Flasin djemtë (VIDEO) NULL NULL 13.04.2019 20:00 13.04.2019 20:00 BTS kanë folur për “Boy With Luv”. Djemtë nga Koreja e Jugut kanë bërë një paraqitje në Morning Mash Up, të premten në New York, transmeton Klan Kosova. Gjatë intervistës, ata kanë folur për albumin, për Halsey, përvojën e tyre në Amerikë dhe me cilët artistë do të bashkëpunojnë tani. “Ne u takuam në prapaskenë me të në Billboard Music Awards, gjithashtu vitin e kaluara kur ajo ishte në Kore. Ne ishim duke folur dhe kur e deshëm këtë këngë, ne thamë: “Mirë, Halsey është e përkryer për këtë projekt”, shpjegoi njëri nga djemtë e famshëm.