Zbërthehet kanceri, gjenden pikat e dobëta NULL NULL 11.04.2019 13:32 11.04.2019 13:32 Shkencëtarët kanë marrë qelizat kancerogjene dhe i kanë zbërthyer tërësisht, në copëza, për të zbuluar dobësitë e kancerit dhe për të gjetur ide të reja për trajtim. Një ekip në Institutin Wellman Sanger i paaftësoi të gjitha udhëzimet gjenetike, një nga një, brenda 30 llojeve të kancerit. Kjo mundësoi gjetjen e deri në 600 dobësi të reja të kancerit dhe secila prej tyre mund të jetë objektivi i një ilaçi. Studimi paralajmëron të ardhmen e ilaçeve të personalizuara të kancerit. Në këtë moment, ilaçet si kimioterapia shkaktojnë dëme në të gjithë trupin.