Kate dhe William mbjellin pemë në oborrin mbretëror për më shumë privatësi NULL NULL 08.04.2019 16:30 08.04.2019 16:30 Pamja e Kensington Palace do të bëhet edhe më e fshehtë. Prince William dhe Kate Middleton kanë mbjellë një rend me pemë në pjesën e prapme të oborrit. Çifti mbretëror shtoi numrin e pemëve me arsyen që të kenë më shumë privatësi duke e mbyllur këtë pjesë të oborrit, njofton Klan Kosova. Sipas Daily Mail, ky rresht i pemëve kushtoi 15 mijë funte për t’i mbjellë bashkë me rojet. Pamja e pemëve do të fshehë pjesën e oborrit ku rrinë fotografët dhe turistët.