Vdes aktorja serbe që luajti me James Bond NULL NULL 08.04.2019 15:19 08.04.2019 15:19 Aktorja Nadja Regin, e cila ka luajtur në dy filma të James Bond, ka ka vdekur në moshën 87 vjeçare. Lajmi u publikua në llogarinë zyrtare 007 Twitter, ku u tha: “Ngushëllimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj në këtë ditë të trishtuar”. Në vitin 1963, ajo ishte dashnorja e një shefi të stacionit MI6 Ali Kerim Bey në filmin “From Russia with Love”. Ajo gjithashtu luajti përballë Connery në Goldfinger ku u paraqit si balerinë e klubeve të natës në një tentativë për të joshur Bondin. Nadja ka lindur në Nish të Serbisë, por u rrit dhe veproi në Gjermani dhe më pas në Britani në vitet 1950.