Drejtori i SHSKUK-së tregon se së shpejti nis projekti për trajtimin e infarktit akut NULL NULL 01.04.2019 13:00 01.04.2019 13:00 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka folur në lidhje me përmirësimin e kushteve në QKUK, furnizimin me pajisje të reja për disa reparte. Ai në një konferencë për media ka bërë me dije se brenda muajit pritet të fillojë një projekt nacional për trajtimin e infarktit akut. Sipas Sejditut ka pasur tendenca nga disa individë që të shkaktohet panik tek qytetarët që të mos trajtohen në QKUK, por në spitale private. “Lajm i mirë është që brenda muajit do fillohet një projekt nacional ai i trajtimit në dy orët e para i infarktit akut. Të gjitha këto rezultate e që ka mjaftë është që ka pasë tendenca të individëve që të shkaktojë panik tek popullata dhe qytetarët tani me motive të ulëta që pacientët tanë mos të trajtohen këtu, por në spitale private”, tha Sejdiu. Nga ana e tij, drejtor i Kardiologjisë, Tefik Bekteshi, ka treguar për rastet që janë kryer në këtë klinikë vitin 2018. Ai ka thënë se tani janë në funksion dy salla që punojnë në kardiokirurgji.” Në vitin 2018 janë kryer 1370 procedura, e në këtë vit kemi 370 kimografi dhe 350 stentime. Mirëpo në Kardiologji vitin e kaluar ka pasur 212 operacione ndërsa në këta 3 muaj 56 operacione. Vdekshmërinë tek infarkti akut e kemi pasë në 3.58. Kemi dy salla që tani punojnë në kardiokirurgji. Kemi një zhvillim progresiv me rezultate të drejta. Vdekshmëria prej 15% fare nuk qëndron sa i përket kardiokirurgjisë invazive”, tha ai.