Si t’iu tregoni prindërve se jeni në lidhje dashurie? NULL NULL 21.03.2019 22:30 21.03.2019 22:30 Kur jeni në një lidhje dashurie çdo herë ju mendoni se si të njoftoni prindërit e juaj për këtë. Por kjo të kumtohet tek ata nuk është shumë e lehtë edhe pse ndoshta i keni marrëdhëniet shumë të mira me prindërit e juaj për këso tema, prapë është e vështirë që ata t’i njoftoni për lidhjen tuaj. Për të bërë këtë duhet të zgjidhni kohën e duhur, ju preferohet të bisedoni me prindërit e juaj kur ata janë të lumtur dhe kur gjenden në shtëpi. Kur ju tregoni për lidhjen tuaj prindërve duhet ta bëni këtë ballë për ballë pasi nuk duhet të u tregoni në telefon këtë. Gjithashtu preferohet që për lidhjen tuaj tua tregoni të dy prindërve përnjëherë dhe duhet të mendoni se si po e prezantoni të dashurin apo të dashurën e juaj në atë moment, duhet të thoni gjërat më pozitive për ata.