Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lindi veç gjysmë kilogrami tani po mbaron shkollën e mesme

NULL NULL
19.03.2019 19:30

Një foshnje e cila peshonte vetëm gjysmë kilogrami në lindje dhe kishte 50% gjasë mbijetese tani është një adoleshente normale dhe e shëndetshme.

Lindja e Courtney Jackson ishte e frikshme. E lindur vetëm 23 javë në vitin 2001, mjekët thanë se shanset e saj për mbijetesë nuk ishin të mëdha, dhe si çdo foshnje tjetër e lindur para kohe ajo do të përballej me komplikime shëndetësore gjatë gjithë jetës.

Por, afër 18 vjet më vonë, Courtney, tani adoleshente pritet të përfundojë shkollën e mesme në fund të këtij viti shkollor.

Kur Courtney erdhi në jetë i kaloi pesë muajt e parë të jetës në spitalet dhe klinikat e Iowa-s, ku mjekët që kujdeseshin për të projektuan mundësitë 50-50 që ajo të mbijetonte.

Very little: Courtney Jackson was born at only 23 weeks in 2001 due to her mother's health complications. She weighed just over one pound

Foshnjat e lindura para kohe shpesh përballen me probleme mjekësore të ndryshme ngase janë ende të pazhvilluara plotësisht. Ato mund të kenë probleme me frymëmarrjen, janë të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe kërkojnë shumë pajisje për monitorim.

Por vogëlushja ka sfiduar të gjitha gjasat duke u shndërruar në një adoleshente të përkryer.

“Kur u lind, ajo ishte një nga dhjetë foshnjat më të vogla në atë kohë që kishte mbijetuar atje. Ajo ka qenë një luftëtare që nga fillimi”.

“Ajo nuk ka më fare komplikime. Kur e mendoj kohën prapa dhe kur e shoh tani, është diçka e mahnitshme. Ne shohim mbrapa dhe e dimë se Perëndia na bekoi me të. Ajo është këtu për një arsye”ka thënë babai i saj Chris Jackson.
Defying the odds: Courtney stayed in the hospital for five months and needed an oxygen tank for the next year, but she is now a senior in high school with no health complications Said her dad: 'We look back and we know that God blessed us with her. She's here for a reason'
lajme të ngjashme