Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lumturi dhe tragjedi: 4 ditë pas martesës burri vdes dhe lë nusen të ve

NULL NULL
18.03.2019 12:00

Një dhëndër që përshkruhej si ‘njeriu më i mirë që mund ta takoni ndonjëherë’, ka vdekur vetëm katër ditë pasi u martua me të dashurën e tij.

Lee Maddison 28 vjeç dhe partnerja Kirsty 32, u martuan në shtëpinë e tyre në Hull më 8 mars, në një ceremoni me miq dhe familjarë, transmeton Klan Kosova.

Por tragjedia ndodhi kur Lee vdiq më 12 mars, duke lënë Kirstyn të ve.

Lee u shkatërrua pasi mjekët më 15 shkurt i thanë se ai kishte vetëm edhe disa javë për të jetuar.

Ai u diagnostikua me një sëmundje të rëndë në mëlçi dhe ishte vonë për të marrë ndonjë trajtim.

Kirsty zemërthyer u përpoq për të shijuar dasmën e ëndrrës së tyre bashkë me familjen dhe miqtë në mënyrë që ta bënte atë ditë të paharruar.

Dëshira e fundit e Lee ishte për t’u martuar me të dashurën e tij.

lajme të ngjashme