Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare kitaristi amerikan Dick Dale NULL NULL 18.03.2019 07:47 18.03.2019 07:47 Kitaristi amerikan i rokut, Dick Dale, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Ai ka qenë i njohur me hitin e tij të vitit 1962 “Misirlou” dhe poashtu për stilin e muzikës që ka qenë i lidhur ngushtë me kulturën surf që i referohen edhe “Surf rock” shkruajnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova. Zhanri i muzikës së tij i viteve 60-ta, ka inspiruar një numër të madh të kitaristëve me karrierën e tij 50 vjeçare. Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.