99 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 prej tyre në gjendje të rëndë NULL NULL 13.04.2021 09:01 13.04.2021 09:01 Foto nga arkiva: Spitali i Përgjithshëm i Pejës 99 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. 77 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë janë në respirator CPAP. Ndërsa, 17 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë, kanë njoftuar nga spitali. “Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 99 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 77 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet tutje në njoftim.