Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

900 vende pune ofrohen nga investitorë ndërkombëtarë e vendor

NULL NULL
30.05.2016 10:12

Sot në Prishtinë po mbahet konferenca “Diaspora – Investimet dhe Punësimet”.

Organizatori që është Oda Ekonomike Gjermano Kosovare në partneritet me disa institucione ka paralajmëruar se në këtë konferencë do të marrin pjesë shumë kompani dhe biznese të industrive të ndryshme nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe Kosova.

 

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare Albert Matoshi ka thënë për Klan Kosovën se kjo është konferenca e parë në vend me numër rekord të investitorëve nderkombetarë e vendor pasi që aty pritet të jenë mbi 100 pjesëmarrës.

Përpos mysafirëve sot gjatë konferencës do të jenë prezent edhe zyrtarë institucional të dikastereve të ndryshme të vendit.

Ndërkaq pas konferencës të martën në po të njejtin vend në hotelin Emerald do të mbahet “Panairi i Punës” nga të njejtit organizator.

Matoshi bëri të ditur se edhe në panair do të jenë pjesënarrësit e njejtë të cilët do ti ofrojnë rreth 900 vende të reja pune në Kosovë dhe diaspor.

Ai ka treguar se bizneset gjermane do ta paraqesin legjislaturën e re e cila ofron punësimin e qytetarëve të Kosovës përmes migrimit legal.

Ndërkaq lëmitë më të kërkuara sipas tij janë ndërtimtaria dhe teknologjia informative.

Matoshi njoftoi se panairi do të nis të martën në orën 09:00 dhe të gjithë të interesuarit mund të paraqiten dhe të vijnë kontakte me bizneset gjatë gjithë ditës sa do të jetë i hapur panairi, njofton Klan Kosova..

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.