9 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA NULL NULL 03.05.2025 09:51 03.05.2025 09:51 Sot janë bërë 9 vjet që kur Kosova është anëtarësuar në UEFA, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit. Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në UEFA. Për ish-legjendën e futbollit, në atë kohë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, pranimi i Kosovës në UEFA ishte drejtësi e vonuar. “Një drejtësi e vonuar, por, duke marrë parasysh bllokadat ligjore që i janë paraqitur Kosovës ne arritëm të pranohemi, kjo është një arritur e jashtëzakonshme. Momentet brenda kuvendit të UEFA-as, ishin të vështira për shkak të kahjes që i dhanë kuvendit disa shtete. Megjithatë ne arritën të anëtarësohemi në UEFA dhe tash është radha të anëtarësohemi në kongresin e FIFA-as në Meksikë që zhvillohet javën e ardhshme. Edhe në këtë kuvend, pranimi i Kosovës ose jo është në rend dite. Pra kjo është një fitore e të gjithëve”, kishte deklaruar Vokrri. Kujtojmë se kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA ishte Serbia. /Klankosova.tv