89-shi befason Llapin, baras në derbin drenicas (FOTO) NULL NULL 26.09.2020 17:57 26.09.2020 17:57 Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll. Në derbin, Feronikeli – Drenica, nuk kishte fitues, pasi u luajt 2:2, njofton Klan Kosova. Dabiqaj dhe Millikoviq ishin shënuesit për ‘Tigrat e Zi’ nga Drenasi, ndërsa për Drenicën dy golat e takimit i shënoi Almendin Murati. Ndërsa për befasi u përkujdes Trepça ’89 pasi fitoi në përballje kundër Llapit me rezultatin 1:0. Sulmuesi Manaj ishte që shënoi golin e vetëm në këtë takim. Ishte kjo fitorja e parë e 89-shit në edicionin e ri në elitë. Më poshtë mund ta shikoni edhe renditjen tabelore pas këtyre përballjeve: