727 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale NULL NULL 03.04.2021 11:13 03.04.2021 11:13 Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat e QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 856 pacientë. Sipas SHSKUK-së, 727 prej tyre janë raste pozitive me COVID-19 teksa 129 pacientë janë në pritje të rezultateve, njofton Klan Kosova. 33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 682 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Njoftimi i plotë: Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajton 856 pacientë nga Covid-19 Bazuar në raportimet nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme të cilat trajtojnë pacientë me COVID, vërehet një rënie e numri të pacientëve, krahasuar me ditët paraprake. Nga raportime e ditës së shtunë, 3 prill 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 856 pacientë nga Sars- Cov-2. 727 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë. 129 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë Në QKUK janë të shtrirë 355 pacientë 18 në gjendje të rënduar 309 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 289 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 115 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 86 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 501 pacientë 16 në gjendje të rënduar shëndetësore 418 të konfirmuar pozitivë 303 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 116 pacientë Spitali i Gjakovës, 85 pacientë Spitali i Pejës, 77 pacientë Spitali i Gjilanit, 107 pacientë Spitali i Ferizajt, 57 pacientë Spitali i Mitrovicës,38 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë