Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

70 raste aktive me COVID-19

NULL NULL
19.09.2022 08:34

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 70.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar shtatë raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.964 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,256 qytetarë.

Deri më sot 824.630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.111 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,775 persona.

May be an image of text

lajme të ngjashme