Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

68-vjeçari kafshohet nga qentë mbi Urën e Ibrit, ia shkaktojnë nëntë plagë

NULL NULL
30.10.2025 12:34
Foto e kombinuar / Klankosova.tv

Një 68-vjeçar nga Mitrovica është sulmuar nga qentë endacakë mëngjesin e së martës mbi Urën e Ibrit.

Abdylkader Klisurica, i cili u kafshua në disa pjesë të trupit, tha për Klan Kosova se ishin rreth tetë qen endacakë që e sulmuan papritur, duke i shkaktuar nëntë plagë.

Në ndihmë të tij kanë ndërhyrë forcat e rendit, të cilat e kanë transportuar menjëherë në spital për trajtim. “Gjendja ime tani është e mirë, por jam i tronditur nga ajo që më ndodhi”, tha Klisurica për Klan Kosovën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit të së martës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme