Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Njerëzit nuk besojnë se jam e vërtetë”, modelja thotë se i fshihet Instagrami pasi është ‘shumë e bukur’

NULL NULL
09.11.2021 13:33

Një modele e Instagramit, ka thënë se jeta e saj është shumë e vështirë pasi është ‘shumë e bukur’, transmeton Klankosova.tv.

Veronika Rajek, 25 vjeçare nga Sllovakia, pretendon se profili i saj në Instagram fshihet vazhdimisht sepse ndjekësit e raportojnë se është false, sepse ajo është ‘shumë e bukur’ për të ekzistuar.

The influencer said that people assume she's a catfish or AI robot and report her Instagram profile for being fake

Të tjerë dyshohet se e ngacmojnë ish-finalisten e Miss Sllovakia 2016 për kryerjen e operacioneve plastike, gjë që ajo këmbëngul se nuk është e vërtetë.

“Njerëzit as nuk besojnë se unë ekzistoj”, tha Veronika. “Është mjaft diskriminuese që gratë e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë si unë dhe unë nuk mundem, mua më fshihet llogaria për shkak të pamjes sime. Unë e quaj veten alien pasi njerëzit nuk besojnë se jam e vërtetë. Ata mendojnë se jam robot”.

“Njerëzit thonë se të bukurit e kanë të lhetë, por unë e kam më keq pasi njerëzit e bëjën më të vështirë për mua për shkak të bukurisë”.

Modelja, me qendër në Vjenë, Austri, udhëton nëpër botë duke krijuar përmbajtje për Instagramin e saj dhe pretendon se njerëzit janë ‘gjithmonë të befasuar’ kur e takojnë për herë të parë.

Ish-finalistja e Miss Sllovakia 2016 pretendon se merr qindra mesazhe nga gratë që e turpërojnë rregullisht dhe se shumë i thonë se ajo përdor filtra për të avancuar pamjen e saj.

Veronika, e cila ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram tha: “Unë nuk marr mesazhe nga burra që nuk mendojnë se jam e vërtetë, por mesazhet më të këqija në Instagramin tim janë nga gratë që më pyesin pse shtirem. Unë nuk bëj asnjë rregullim, formësim apo filtër – përdor një mjet për zbutjen e lëkurës, por mendoj se kjo është normale”, transmeton Klankosova.tv.

Veronika Rajek, 25, from Slovakia, claims that her Instagram profile constantly gets deleted because followers report her for being fake, because she's 'too pretty' to exist

lajme të ngjashme