66 aksidente brenda 24-orëve, njëri nga ta me fatalitet NULL NULL 02.11.2024 09:44 02.11.2024 09:44 Foto ilustruese: Aksident trafiku Një aksident trafiku me fatalitet, e 19 me të lënduar u evidentuan dje. Gjatë kësaj periudhe ndodhën edhe 46 aksidente tjera me dëme material. Brenda 24-orëve u shqiptuan 2 mijë e 224 gjoba trafiku, njofton policia, përcjell Klankosova.tv. Vetaksidenti me fatalitet ndodhi në aksin rrugor Kllokot – Viti, mesnatën e së enjtes. Kjo pasi automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar, duke lënë të vdekur kështu pasagjerin.